Në Moskë shprehin preokupim serioz në lidhje me vendimin e gjykatës amerikane për të marrë nën arrest qytetaren ruse të ekstraduar nga Gjermania Aziza Jakubova. Asaj i është shpallur akuza e trilluar për rrëmbimin e dy djemve të vet - 6 dhe 10 vjeç - të cilët u larguan së bashku me të nga SHBA pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas njoftimit të MPJ, autoritetet e SHBA arritën ekstradimin e saj me anë të rrugës së ushtrimit të presionit mbi Republikën Federale Gjermane, gjë kjo që bie në kundërshtim të plotë me normat e së drejtës ndërkombëtare. Rusia do të mbrojë të drejtat e shtetases së vet dhe do të kërkojë vendosjen e drejtësisë në çështjen e saj, theksohet në njoftimin e MPJ ruse.