Tranziti i zgjeruar nëpërmjet territorit të Rusisë i ngarkesave të destinacionit jo ushtarak për koalicionin ndërkombëtar në Afganistan starton më 1 janar të vitit 2011, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Më parë Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin deklaroi, se Rusia pranoi të lehtësojë kalimin tranzit të ngarkesave joushtarake në Afganistan dhe prej Afganistanit si dhe të zgjerojë nomenklaturën e tyre. Rogozin e quajti itinerarin e ngarkesave nëpër territorin e Rusisë më të thjeshtin dhe më të sigurtin për koalicionin ndërkombëtar në Afganistan.