Ndihmësi i presidentit rus Arkadi Dvorkoviç mendon, se Dimitri Medvediev do të kandidojë për mandat të dytë. Për çdo njeri që ndjek me vemendje veprimtarinë e Dimitri Medvedievit është mëse e qartë, se ai dëshiron të vazhdojë punën për realizimin në jetë të atyre detyrave që përcaktoi në vitin 2008, tha Dvorkoviç në intervistën e vet dhënë BBC. Sipas mendimit të tij, këtë çështje Medvediev do ta diskutojë me Kryeministrin Vladimir Putin. Pasi vuri në dukje marrëdhëniet miqësore dhe konstruktive midis dy liderëve, Dvorkoviç tha, se ata nuk e kanë marrë ende vendimin përfundimtar në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.