Traktati mbi krijimin e zonës së tregtisë së lirë të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) do të mbetet i hapur për nënshkrim deri nga datat 20 të muajit dhjetor, njoftoi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev sot në Moskë në konferencën për shtyp mbajtur mbi bazë të përfundimeve të samitit të BSHP. “Ne nënshkruam vendimin i cili konsiston në atë, që deri në fund të vitit të nënshkruhet traktati përkatës. Ai do të mbetet i hapur për nënshkrim deri në datat 20 të dhjetorit të këtij viti”, - tha Presidenti. Ai vuri në dukje, se traktati i ri do të zëvendësojë qindra dokumente, të cilat rregullojnë aktualisht marrëdhëniet tregtare midis vendeve të BSHP. Projekt traktati përfshin një sërë normash vepruese të Organizatës Botërore të Tregtisë, një kompleks çështjesh që kanë të bëjnë me anulimin e taksave doganore dhe kufizimeve sasiore në tregtinë e ndërsjelltë. Dokumenti reglamenton, në veçanti, rregullat e përcaktimit të vendit të prejardhjes së mallrave, aplikimin e kufizimeve në tregtinë me vendet e treta, lirinë e tranzitit, rieksportin, masat speciale mbrojtëse, problemet e konkurrencës dhe dhënies së subvencioneve, barrierat teknike në tregti, masat sanitare dhe fitosanitare, kontrollin doganor, rregullat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Në vitin 2011 vendin e Kryesueses në BSHP do ta zerë Republika e Taxhikistanit, kurse takimi i liderëve të shteteve të BSHP do të zhvillohet në Dushanbe në fillim të shtatorit të vitit të ardhshëm. Për këtë gjatë fjalës së marrë në konferencën për shtyp, organizuar mbi bazë të përfundimeve të samitit të BSHP, njoftoi Presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon. BSHP quhet organizata që u krijua pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Deklarata mbi krijimin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) u nënshkrua më 21 dhjetor të vitit 1991 në Alma-Ata prej udhëheqësve të Azerbajxhanit, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Moldavisë, Rusisë, Taxhikistanit, Turkmenistanit, Uzbekistanit dhe Ukrainës.