Shkarko audiofailin


Rusia kurrë nuk do të trokasë në derën e NATO-s. Por në qoftë se vetë Aleanca do ta ftojë Rusinë për tu bashkuar me të, ajo do ta ketë të vështirë ta refuzojë ftesën. Një mendim të tillë shprehu Drejtori i departamentit për planifikimin e politikës së jashtme të MPJ të Federatës Ruse Aleksandër Kramarenko. Tema e zhvillimit të marrëdhënieve midis Rusisë dhe NATO-s këto ditët e fundit ka patur një rezonancë të madhe. Nga njëra anë, në samitin Rusi-NATO në Lisbonë në nëntor të këtij viti palët deklaruan mbi synimin e rregullimit të partneritetit strategjik. Ranë dakort të punojnë bashkarisht për krijimin e sistemit europian të mbrojtjes antiraket. Nga ana tjetër, disa ditë pas deklaratave të bujshme në Lisbonë, site zhurmëmadh “WikiLeaksi” publikoi një informacion që bie ndesh me këto deklarata. Sipas dokumenteve të bëra publike, gjatë gjithë kësaj kohe Blloku i Atlantikut të Veriut ka bërë plane të fshehta për mbrojtjen e vendeve balltike (Letonisë, Lituanisë, Estonisë) dhe Polonisë nga Rusia. Mospërkime të tilla shkaktojnë, si të paktën, pyetje në adresë të udhëheqjes politike të Aleancës, u shpreh Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov: “Si minimum, lind pyetja: po kur kanë qenë të sinqertë natovianët? - kur u morrën vesh sinqerisht me ne për zhvillimin e partneritetit apo kur pas dyerve të mbyllura zgjidhin midis tyre gjëra krejtësisht të tjera? Ne këto pyetje ia drejtuam NATO-s dhe tani presim përgjigje për to”, - u shpreh Sergei Lavrov. Ndërkaq, NATO deri tani nuk po përcakton dot se si ti ndërtojë marrëdhëniet me Rusinë. Ajo u duhet atyre si aleate dhe partnere, pasi pa Rusinë veprimtaria e Aleancës është pak efektive. Por Perëndimi nuk mundet kurrsesi të "ulë hundën” dhe të bashkëpunojë mbi baza të barabarta me të. Moska, nga ana e vet, gjithashtu është e interesuar për marrëdhënie prej partneresh me organizatën, por Rusia kurrë nuk do të trokasë vetë në derën e NATO-s, shprehet me siguri të plotë ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Trupave Raketore të destinacionit strategjik të Federatës Ruse Viktor Esin: “Bashkimi me NATO-n do të thotë heqje dorë nga një pjesë e sovranitetit vetiak. Në radhët e NATO-s ndodhet një superfuqi e tillë, si SHBA-s, e cila u dikton kushtet e veta  anëtarëve të Bllokut. Kurse Rusia apiori nuk mund të pranojë kurrë që SHBA-s ti diktojnë asaj kushtet e veta. Kështu që diplomatëve rusë do tu duhet të punojnë për të gjetur shkaqe për refuzimin e këtij propozimi. Por mendoj, se një propozim i tillë nuk do të bëhet kurrë nga ana e NATO-s. Shumë anëtarë të NATO-s i druhen fort asaj, se hyrja e Rusisë në NATO do ta shpërbëjë këtë organizatë. Sepse të gjitha vendimet në NATO merren me konsensus. Kurse Rusia do ti përmbahet pozitës së vet, e cila në shumë raste nuk mund të përkojë me pozitën e vendeve kryesore të kësaj Aleance”, - u shpreh Viktor Esin. Por partneriteti midis Rusisë dhe NATO-s është i nevojshëm megjithatë. Puna e përbashkët mbi një sërë projektesh është në interes të të dyja palëve. Por një integrim më i thellë zor se do të jetë i mundur në një të ardhmen e afërt. Aq më tepër, se materialet e publikuara nga “WikiLeaks” e kanë minuar seriozisht besimin e gjithë botës ndaj SHBA-s.