Presidentët e Federatës Ruse dhe Kazakistanit përgatitën Planin e përbashkët të veprimeve për dy vitet e afërt. Për këtë liderët njoftuan në negociatat në Kremlin. Më vonë presidentët do të marrin pjesë në samitin e Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK) dhe Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP). “Falë takimeve tona private ne i mbajmë marrëdhëniet tona në dinamikën e duhur”, u shpreh Presidenti i Rusisë gjatë takimit. Presidenti i Kazakistanit e quajti sukses të madh krijimin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik dhe shprehu besim, se Rusia, Kazakistani dhe Bjellorusia do të jenë shembull për shtetet e tjera.