Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani krijuan Hapësirën Unike Ekonomike (HUE), njofton shtypi. Ajo do të fillojë të funksionojë në mënyrë vlerëplotë nga 1 janari i vitit 2012, saktëson gazeta “Vremja novostei”. Marrëveshjet për këtë pas “punës titanike” të ekspertëve i nënshkruan të enjten në Moskë Presidentët Dimitri Medevdiev, Aleksandër Llukashenko dhe Nursulltan Nazarbajev. Kurse përpara negociatorëve është shtruar qëllimi i ri global-krijimi i Bashkimit Ekonomik EuroAziatik. Krijimi i Hapësirës Unike Ekonomike po avancon me ritme me ritme shumë të shpejta, që nuk priteshin në të vërtetë nga ne, pranoi Medvediev. Ithtarët e unitetit ekonomik të tre vendeve komfirmojnë, se efekti i krijimit të HUE do tu japë suplementarisht pjesëmarrësve të saj 5 % rritje të GDP-së gjatë 5 vjetësh. “U morrën vesh më në fund", shprehet me lehtësim botimi “Rossiskaja gazeta”. Në të vërtetë nuk ishte aspak e lehtë që të arrihej kjo. Kështu, praktikisht gjatë gjysmë viti për shkak të deklaratave të pakujdesshme të Aleksandër Llukashenkos midis presidentëve të Rusisë dhe Bjellorusisë nuk ka patur kontakte personale. Gazeta “Novie izvestia” vë në dukje gjithashtu, se intrigë kryesore për të gjithë ishte fakti -  në se do të zhvillohej vallë takimi dypalësh i Medvedievit dhe Llukashenkos apo jo. Dhe ja, përpara mbledhjes së Komitetiti Doganor tingëlloi informacioni i shumëpritur në lidhje me atë se liderët e Rusisë dhe Bjellorusisë u takuan megjithatë. Ndërsa u bë e mundur të kuptohej se arritën ata në marrëveshjesh nga humori i tyre i mirë pas takimit.

Genadi Onishenko shpëton sërish turistët rusë. Kryemjeku sanitar i Rusisë u premtoi atyre që nuk dëshirojnë të shkojnë për pushime në Egjipt për shkak të rrezikut të sulmit të peshkaqenëve, të arrijnë nga agjencitë turistike kthimin e parave të shpenzuara për blerjen e paketës turistike të këtij udhëtimi. Sipas mendimit të tij, turistit duhet ti kthehet shuma e plotë e udhëtimit turistik. Përfaqësuesit e agjencive turistike nuk janë dakort me këtë gjë. Si përgjigje Onishenko iu kërcënua atyre, se Rospotrebnadzor, të cilin ai e kryeson, ka të drejtë që me anë të gjyqit të kërkojë likuidimin e kompanive të tilla. Por urdhërat e Rospotrebnadzor nuk gëzojnë të drejtën e veprimit direkt, si ligjet federale. Kështu që çështja e kthimit të parave në çdo rast konkret do të zgjidhet me gjyq. Botimi “Rossiskaja gazeta” vë në dukje, se sipas të dhënave të operatorëve turistikë, dëshirën për të hequr dorë nga pushimet në Egjipt tashmë e shprehën deri në 20 % e turistëve, që i kanë paguar tashmë këto udhëtime.

Vladimir Putin u takua me laureatët e konkursit të emrit Baffi, shkruan gazeta “Kommersant”. Fituese e tij u bë një familje e zakonshme nga Moska. Kryeministri rus deklaroi se emër më të mirë për qenin e tij, se ai që gjeti familja e Sokollovëve, nuk mund të propozonte askush. Fjalë bëhet për këlyshin e qenit-ujk bullgar, të cilin Putinit ia dhuroi një muaj më parë në Sofje, Kryeministri bullgar Bojko Borisov. Julia e Mihaill Sokovoll si dhe djali i tyre Dima propozuan që qeni të quhet Baffi. Gazeta kujton, se në site-n e Kryeministrit u publikua njoftimi: “Rusët mund të ndihmojnë Kryetarin e qeverisë për të zgjedhur emrin për këlyshin e qenit të tij”. Erdhën mijëra letra. Por fitoi vetëm emri i propzuar nga familja e Sokollovëve.