Rusia dhe Kanadaja janë të gatshme të bashkëveprojnë në Arktik në lidhje me një rreth të gjerë çështjesh, deklaroi Përfaqësuesi i MPJ të Federatës Ruse Anton Vasilev, i cili merret me problemet e bashkëpunimit ndërkombëtar në Arktik, pas takimit në Toronto të anëtarëve të komitetit të zyrtarëve të lartë të Këshillit Arktik. Midis planeve të përbashkëta të Rusisë dhe Kanadasë në Arktikë është edhe projekti i krijimit të urës ajrore Krasnojarsk (Siberi)-Vinnipeg (jugu i Kanadasë) dhe krijimi i “Urës Arktike” midis porteve Murmansk (veri-perëndim i Rusisë) dhe Çerçill.