Rusia dhe Franca nënshkruan një nga dokumentet përfundimtare të Vitit të shkëmbimit të ndërsjelltë Rusi-Francë-Deklaratën mbi bashkëpunimin në sferën e punës sociale. Kjo Deklaratë përfshin çështjet e legjislacionit të punës, sigurimit social dhe politikës demografike. Më parë Ministrja e zhvillimit social të Rusisë Tatjana Golikova u takua me Sekretaren e shtetit të Francës për çështjet e shëndetësisë Nora Bera. Gjatë takimit palët ranë dakort për krijimin e grupit ruso-francez të punës për bashkëveprimin në sferën e shëndetësisë dhe sigurimit social.