Perspektivat e bashkëpunimit ekonomik, ndër të tjera të krijimit në të ardhmen të zonës së tregtisë së lirë në hapësirën e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), janë në qendër të vëmendjes së samitit të Miqësisë së përbashkët, i cili do të zhvillohet në Moskë. Siç njoftuan në shërbimin e shtypit të presidentit të Rusisë, nënshkrimi i Marrëveshjes për krijimin e zonës së tregtisë së lirë në kuadrin e Miqësisë së përbashkët destinohet të stimulojë eliminimin e pengesave dhe liberalizimin e tregtisë në hapësirën e BSHP-së. Samiti i tanishëm do të jetë një nga aktivitetet kyçe të përfundimit të punës së Rusisë si kryetare në BSHP për vitin 2010.