UNESKO pret informacionin zyrtar nga autoritetet e Shën Peterburgut në lidhje me ndryshimin e vendit të ndërtimit të “Ohta-Centër” dhe shpreson shumë se platforma e re do të zgjidhet me marrjen parasysh të rëndësisë kulturore të kryeqytetit verior të Rusisë. Guvernatorja e Shën Peterburgut Valentina Matvijenko njoftoi të enjten, se vendi i ndërtimit të “Ohta-Centër” do të ndryshojë. Projekti, i cili parashikon ngritjen në Kepin Ohtinskij në qytet të rrokaqiellit (gradaçelës) me lartësi 400 metra, shkaktoi protesta serioze publike. Qendra historike e Peterburgut është përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESKO-s. Ndërtimi i “Ohta-Centër” është diskutuar mëse një herë në mbledhjet e Komitetit të Trashëgimisë Kulturore Botërore dhe kërcënohej me përjashtimin e Shën Peterburgut nga lista e saj.