Shkarko audiofailin


Në takimin e liderëve të Komunitetit Ekonomik EuroAziatik (EAEC) në Moskë u arrit marrja e vendimeve jashtëzakonisht të rëndësishme në drejtim të integrimit. Të enjten presidentët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit deklaruan mbi krijimin e bazës ligjore të Hapësirës Unike Ekonomike. Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia dalin në rolin e lokomotivave  të proceseve integruese në kuadrin e Komunitetit Ekonomik EuroAziatik (EAEC) dhe në hapësirën postsovjetike, në tërësi. Në vitin 2007 ata nënshkruan traktatin mbi formimin e Bashkimit Doganor. Hyrja e tij në fuqi në fillim të vitit 2010 çoi në eliminimin e barrierave doganore midis tre shteteve. Krijimi i Hapësirës Unike Ekonomike është një etapë e re cilësore e integrimit në Komunitet. Ajo parashikon qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve, fuqisë punëtore, politikën e bashkërenditur valutore dhe makroekonomike. Ritmet e përcaktuara nga Moska, Minsku dhe Astanaja janë me të vërtetë impresionuese. U deshën vetëm disa vite që të merret vendimi politik, që të bashkërenditeshin dokumente tejet të ndërlikuara dhe të lançoheshin mekanizmat e integrimit. Shumë vendeve të tjera, në veçanti atyre europiane që po avanocjnë nëpër një rrugë po të tillë, iu deshën për këtë qëllim disa dekada. Dhe prandaj është plotësisht e kuptueshme kënaqësia e shprehur nga ky fakt e Presidentit të Rusisë: “- Ne po avancojmë me hapa jashtëzakonisht të shpejtë drejt qëllimit të shtruar përpara vetes - zhvillimit të Bashkimit Doganor dhe krijimit të Hapësirës Unike Ekonomike. Sepse ky është, mjafton të kujtojmë në këtë rast, vetëm takimi i 3-të në përbërjen e “treshes”. Dhe çdo herë takimet shënohen me arritje të reja. Ne do të dëshironim të falenderonim të gjithë ata që morrën pjesë në përgatitjen e dokumenteve - kjo ishte një punë titanike përkatësisht vëllimit të vet. Kur ne ia hymë realizimit në jetë të gjithë ideve tona unë, të them të drejtën, provova ndjesinë se për këtë do të duheshin vite e vite të tëra. Por ajo u arrit të bëhej shumë më shpejt. Ne ditëm të hedhim themelet e Hapësirës Unike Ekonomike deri në fund të vitit 2010”, - tha Presidenti Medvediev. Funksionimi vlerëplotë i Hapësirës Unike Ekonomike do të fillojë që nga 1 janari i vitit 2012. Liderët e 3 vendeve janë mëse të bindur, se kjo do ti japë një impuls të ri afrimit të ekonomive, përshpejtimit të progresit social-ekonomik, rritjes së mirëqenies së popujve. Në territoret e  Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit jetojnë rreth 180 milionë veta. Bashkarisht ata përbëjnë gati 83% të potencialit ekonomik të ish Bashkimit Sovjetik. Por Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani nuk kanë ndërmend të izolohen nga vendet e tjera të hapësirës postsovjetike. Siç theksohet në deklaratën mbi krijimin e Hapësirës Unike Ekonomike, Hapësira Unike Ekonomike dhe Bashkimi Doganor janë të hapura për pranimin në to të vendeve të tjera.