Shkarko audiofailin


Çështja e themeluesit të site zhurmëmadh WikiLeaks Julian Assange po shoqërohet me shkelje të procedurave ligjore, gjë kjo që thellon gjithnjë e më shumë bindjen e opinionit publik në lidhje me shkakun e vërtetë të saj. Pas arrestimit Julian Assange e ngujuan në një bllok të veçantë të burgut më të madh të Anglisë - Wandsworth dhe i ndaluan atij çfarëdolloj kontaktesh, bile dhe me avokatin e vet, masë kjo gjë që e marrë në vetvete ngjall shqetësim serioz. Autoritetet veprojnë në mënyrë të tillë sikur në duart e tyre ndodhet një maniak veçanërisht i rrezikshëm, i cili ka çnderuar e përdhunuar (dhe duhet shtuar - në formë jashtëzakonisht cinike) si minimum gjysmën e Suedisë. Së pari, me detajet e akuzës, historia me të cilën po hiqet zvarrë që nga muaji gusht, as vetë Assange, as avokatët e tij nuk kanë mundur të njihen në kurrfarë mënyre. Dhe vetëm më 7 dhjetor (vini re kaloi plot gjysmë viti që nga ajo kohë!) u ngrit padia dhe u bë më në fund publike. Seancën e parë të dëgjimeve gjyqësore e lanë për 14 dhjetorin, ndërsa konsultimin e Assange me mbrojtjen për datën 13. Pra, për tu përgatitur për procesin gjyqësor avokatëve iu lanë vetëm 24 orë. Më pas Themisa britanike, vendosi të tregohet gjoja zemërgjerë  e të bëjë një lëshim - takimin e klientit me mbrojtjen e afruan me 9 dhjetor. Por edhe zhvillimin e vetë procesit gjyqësor e lanë po atë ditë. Kështu që jemi të detyruar të punojmë në regjim ceinot (mungese të theksuar kohe), tregoi në vigjilje, të mëkurën, në intervistën vet dhënë radiokompanisë “Zëri i Rusisë” avokati i Julian Assange Mark Stevens: “- E kam shumë të vështirë të përgatitem për mbrojtjen e klientit. Unë deri tani nuk kam marrë të dhëna të hollësishme në lidhje me faktet e çështjes gjyqësore. Juliani që në gusht kërkoi ti paraqesin atij informacionin e detajuar në lidhje me atë, se çfarë i inkriminohet konkretisht atij, por deri tani nuk e ka marrë atë. Në rast të kundërt, dhe për këtë ai është mëse i bindur, do të mund ti kishte hedhur poshtë akuzat”, - tha Mark Stevens. Kushtet që po krijohen rreth çështjes së Julian Assange po tregojnë gjithnjë e më qartë, se “çështja” kryesore nuk ka të bëjë fare me “ngacmimet seksuale” për të cilat akuzohet ai. Ushtrimi i presionit mbi Assange po vjen duke u rritur dhe, duhet thënë, nga të gjitha anët, vazhdon më tej Mark Stevens: “- Ndaj site të tij janë ndërmarrë sulme kibernetike, “MasterCard” dhe “Visa” pezulluan aksesin në llogaritë e tij. Ndërkohë që duhet thënë se këto institucione i ofrojnë me gatishmëri e qejf të madh shërbimet e veta llogarive të prodhuesve të pornografisë dhe lëvizjeve raciste të tipit të Ku Klus Klanit. Dhe këtu lind natyrshëm pyetja: përse site plotësisht i ligjshëm WikiLeaks meritoi një vemendje kaq të rritur nga ana e tyre?”, - thotë Mark Stevens. Arrestimi i Julian Asange i dha “çështjes WikiLeaks” një kumbim akoma dhe më të madh se sa vetë publikimi i dokumenteve sekrete. Në mbrojtje të Julian Assange ka dalë tani edhe atdheu i tij - Australia, autoritetet e së cilës kanë shprehur më parë mosmiratim të veprimtarisë iluministe të bashkatdhetarit të vet. Në MPJ australiane vunë në dukje (dhe plotësisht me vend), se Assange nuk mund të mbajë kurrsesi përgjegjësi për disfatën e amerikanëve në ruajtjen e korrespondencës së vet diplomatike.