Konferenca e OKB-së për klimën, e cila u zhvillua në qytetin meksikan Kankun, nuk arriti të eliminojë dot mosmarrëveshjet ekzistuese në lidhje me çështjet e ruajtjes së ekologjisë. Një mendim të tillë shprehu Kryetari i delegacionit rus, Këshilltari i presidentit për çështjet e ndryshimeve të klimës Aleksandër Bedrickij. Ai sqaroi, se aktualisht vëllimi më i madh i hedhjeve në atmosferë të gazeve me efekt serre u bie për pjesë vendeve në zhvillim. Por ato mendojnë se detyrimet përkatësisht reduktimit të emisioneve të gazit duhet ti marrin mbi vete, në radhë të parë, fuqitë e zhvilluara industriale.