Kryeministrat e Rusisë dhe Francës, përkatësisht Vladimir Putin dhe François Fillon, po zhvillojnë sot mbledhjen e Komisionit ruso-francez kushtuar problemeve të bashkëpunimit dypalësh në nivel kryetarësh të qeverive. Planifikohet diskutimi në të i problemeve të bashkëpunimit në sferën energjetike dhe kooperimit industrial. Për këtë njoftoi sot Agjencia ITAR-TASS me referim tek shërbimi i shtypit i qeverisë së Rusisë. Mbi bazë të rezultateve të mbledhjes kryetarët e qeverive të të dyja vendeve do të nënshkruajnë dokumentin përfundimtar, i cili fikson marrëveshjet në lidhje me drejtimet konkrete të partneritetit ruso-francez. Gjatë këtij vit të fundit u arrit të avancohet seriozisht në realizimin në jetë të një sërë projekteve të mëdha të përbashkëta.