Dimitri Rogozin në mbledhjen e Këshillit Rusi-NATO i bëri thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut për ti bërë komentim politik informacionit të publikuar në site “WikiLeaks” në lidhje me ekzistencën e planit të mbrojtjes së Polonisë dhe vendeve pranëballtike (Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë) nga Federata Ruse. Sipas fjalëve të tij, të dhënat e publikuara menjëherë pas përfundimit të samitit të Lisbonës mbi atë, se Aleanca vazhdon ta vërejë Rusinë si rrezik potencial, “bien në kundërshtim të plotë me frymën dhe gërmën e vendimit të samitit të Lisbonës të Këshillit Rusi-NATO, në të cilin palët e quajtën njëra-tjetrën partnere strategjike dhe deklaruan mbi refuzimin e kërcënimit për përdorimin e forcës.