Përfundoi në mënyrë solemne të mërkurën, më 8 dhjetor, në Teatrin Bolshoi të Moskës Viti i “ndërsjelltë” kulturor Rusi-Francë-2010. Atje u zhvilluan një Koncert i madh Gala me pjesëmarrjen e yjeve të baletit të të dyja vendeve - Teatrit Akademik Shtetëror Bolshoi moskovit dhe Teatrit francez Grand Opera. Shkëmbimet e Viteve kombëtare midis Rusisë dhe Francës hodhën themelet për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen. Disa nga ato tashmë po mishërohen në jetë. Kështu, u morr vendimi për krijimin e Akademisë Kinematografike ruso-franceze. Në vitin 2012 planifikohet zhvillimi i Sezonit të gjuhës dhe letërsisë ruse në Francë dhe Sezoni i  gjuhës dhe letërsisë franceze në Rusi.