Presidentët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit po mblidhen në Moskë me qëllim që të sanksionojnë krijimin e bazës normativo-ligjore të Bashkimit Doganor dhe Komuniteti Ekonomik EuroAziatik (EAEC). Takimi i Dimitri Medvedievit, Aleksandër Llukashenkos dhe Nursulltan Nazarbajevit do të zhvillohet në kuadrin e mbledhjes së Këshillit të Komuniteti Ekonomik EuroAziatik (EAEC). Në këtë takim planifikohet të nënshkruhen 3 marrëveshje - mbi koordinimin e politikës makroekonomike, parimet e politikës valutore dhe krijimin e kushteve në tregje për qarkullimin e lirë të kapitalit, njoftuan burimet në Kremlin.