Në SHBA nga Kepi Kanaveral u realizua lëshimi i raketëmbajtëses me anijen komerciale Dragon”, e cila destinohet çojë në të ardhmen ngarkesat në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Gjatë fluturimit të parë anija “Dragon” duhet të zhvillojë me komandë nga Toka manovrimin në orbitë e të demonstrojë aftësinë për të ruajtur regjimin e temperaturës së vet si dhe daljen nga orbita dhe lëshimin në atmosferë. Ajo është e aftë të transportojë në SKN deri në 6 tonë ngarkesa dhe të kthejë në Tokë prej andej deri në 3 tonë. Në të ardhmen anija Dragon mund të shfrytëzohet edhe për dërgimin në SKN dhe kthimin prej andej të 7 astronautëve.