Bilanci i fuqishëm i pagesave të Rusisë do të mbështesë kursin e rublës, deklaroi Kreu i Bankës Qendrore të Fedeartës Ruse Sergei Ignatiev. Duke marrë fjalën në konferencën për shtyp, që u organizua në Moskë, ai vuri në dukje gjithashtu se nuk vëren shenja të rënies së mundshme të çmimeve të naftës dhe mallrave të tjera të eksportit rus. Sipas fjalëve të Sergei Ignatievit, dobësimi i pozitave të rublës këto muajt e fundit në shumë gjëra shpjegohet me rrjedhjen e kapitalit nga vend. Sipas fjalëve të Kreut të Bankës Qendrore të Federatës Ruse, inflacioni sipas përfundimeve të vitit shënon 8,4%, shifër kjo përkuese me parashikimet e Ministrisë së zhvillimit ekonomik dhe Bankës Qendrore.