Për specialistët me kualifikim të lartë dhe anëtarët e familjeve të tyre do të liberalizohet regjimi i hyrjes në Rusi. Ligji, i cili rregullon procedurën e marrjes së lejes së punës dhe qëndrimit në territorin e Rusisë, u miratua nga Duma Shtetërore. Për specialistët e huaj me kualifikim të lartë krijohet mundësia e zgjatjes së afatit të qëndrimit të përkohshëm në vend. Ligji i ri nuk përhapet mbi specialistët që kanë ndërmend të merren me veprimtari propagandistike dhe veprimtari tjetër fetare, përfshirë këtu zhvillimin e riteve dhe shërbesave fetare, edukimin e pasuesve të ndonjë feje, vë në dukje Agjencia ITAR-TASS.