Më tepër se 2 milionë banorë të Britanisë së Madhe shikojnë kanalin televiziv informativ rus Russia Today (RT). Auditori i përmuajshëm i këtij kanali është 5,5 herë më i madh nga ai i kanalit TV gjerman Deutsche Welle dhe 1,5 herë më i madh se ai i France 24, që transmetojnë në gjuhën angleze, thuhet në njoftimin e RT. Përveç kësaj, mbi bazë të rezultateve të anketimit sociologjik, u përcaktuan anët më të forta të kanalit televiziv rus. Sipas mendimit të respondentëve, avantazh kryesor i RT është “qëndrimi divers nga mainstream i mënyrës së të paraqiturit të lajmeve”.