Valuta unike europiane ka përspektiva të mira. Për këtë është mëse i bindur Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Në samitin Rusi-BE, i cili u zhvillua më 7 dhjetor në Bruksel, Liderit rus i treguan mbi masat që po ndërmerren për nxjerrjen sa më të shpejtë të euros nga kriza. “- Ne jemi të bindur se euro, si valutë botërore rezervë, e komfirmoi vlerën e vet. Procesi aktual i këmbimit ndërkombëtar të mallrave, ekzistenca e sistemit botëror financiar është e pamundur të përfytyrohen pa euron. Prandaj ne jemi mëse të bindur në perspektivat e mira të euros dhe në atë, se vendet që marrin vendime në lidhje me çështjet më të ndërlikuara dhe ato procedura që po realizon Komisioni Europian dhe BE, në tërësi, do të sjellin rezultatet e dëshiruara”, - tha Dimitri Medvediev. Rusia e mbështet valutën europian dhe jo vetëm me fjalë. Më tepër se 40% të rezervave valutore dhe atyre të arit të vendit ruhen në euro. Ia vlen të kujtohen edhe disa rrugë të tjera në ndihmë të euros, vë në dukje Krye-ekonomisti i “Deutsche Bank” në Rusi Jarosllav Lisovolik: “- Në këto vitet e afërta mënyra kryesore e mbështetjes së Europës, ekonomisë europiane dhe euros është arritja e rritjes së lartë stabile ekonomike në vetë Rusi. Sa më e lartë të jetë rritja ekonomike, një treg aq më të qenësishëm, më të rëndësishëm do të përbëjë Rusia për eksportin nga Europa. Ky, ndoshta, dhe do të jetë kontributi më i mirë që mund të jepet në mbështetje të stabilitetit makroekonomik”, - tha Jarosllav Lisovolik. Si një nga variantet mund të shqyrtohet edhe çështja e hyrjes së Rusisë në zonën e euros, meqenëse integrimi më i plotë me BE do të jetë në të mirë të Rusisë, komfirmon ish Kreu i Bankës Qendrore të Federatës Ruse Sergei Dubinin: “- Roli i Rusisë në marrëdhëniet me zonën e euros dhe, në përgjithësi, me BE ngjason më tepër me rolin e anëtarit të asociuar të kësaj Organizate. Ne do të dëshironim të arrinim një shkallë të tillë formale asociimi si etapa kalimtare drejt zonës së tregtisë së lirë nga Lisbona deri në Vladivostok. Ky do të ishte një drejtim jashtëzakonisht interesant”, - tha Sergei Dubinin. Sigurisht që kjo nuk është çështje e një dite. Si fillim Rusisë i duhet të hyjë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në fakt, duhet thënë, se në rrugën drejt realizimit të këtij qëllimi pengesat kryesore tashmë u eliminuan. Të martën, më 7 dhjetor, midis Rusisë dhe BE u nënshkrua Memorandumi mbi mirëkuptimin reciprok në lidhje me kushtet e pranimit të Rusisë në OBT, gjë kjo që do të thotë faktikisht përfundim i negociatave. Në shtator një dokument analogjik u nënshkrua midis Rusisë dhe SHBA. Në këtë mënyrë, Rusia mund të bëhet me të vërtetë anëtare e OBT që këta muajt e afërt. Pas kësaj do të bëhet plotësisht reale perspektiva e krijimit të një aleance tregtare midis Rusisë dhe Europës në kuadrin e zonës së tregtisë së lirë. Ndërsa pastaj mbi këtë bazë do të mund të flitet edhe për bashkëveprimin valutor.