Në kuadrin e programit të ri të armatimeve ushtria ruse do të përdorë një numur të madh avionësh. Për këtë deklaroi në New Dehli Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse Nikollai Makarov, i cili ndodhet me një vizitë në Indi. Sipas fjalëve të tij, në armatimet e ushtrisë ruse do të bëjnë pjesë edhe makinat më të reja të kompanisë “Suhoj” dhe MiG. Përveç kësaj, siç vuri në dukje Makarov, Rusia do të krijojë gjeneratën e pestë të përbashkët të gjuajtësve me Indinë.