Shkarko audiofailin


Rusia do të marrë mbi një bazë afatgjatë me qira depozitat belge të ruajtjes së gazit. Kjo do të garantojë plotësimin e sigurt të kontratave për realizimin e furnizimeve të gazit në vendet e BE. Marrëveshja për këtë u arrit të mërkurën gjatë takimit të Presidentit rus Dimitri Medvediev dhe Kryeministrit të Belgjikës Yves Leterme në Bruksel. Memorandumi i nënshkruar midis “Gazprom-it” rus dhe kompanisë belge “Fluxys” në Bruksel do të lejojë zhvillimin efikas të korridoreve transportuese të gazit midis Rusisë dhe Bashkimit Europian. Palët pranojnë, se investimet në infrastrukturë, pra, në zhvillimin e transportit me tubacione dhe ndërtimin e depozitave të gazit - do të bëhen ndër elementet kyçë të sigurisë energjetike të Europës. Mbi bazë të rezultateve të takimit të nivelit të lartë u nënshkrua edhe një dokument tjetër shumë i rëndësishëm: Deklarata mbi partneritetin në sferën e modernizimit. Moska dhe Brukseli kanë ndërmend të bashkëpunojnë në sferën e inovacioneve, të përshpejtojnë realizimin në jetë të projekteve të përbashkëta në fushën e teknologjive të larta. Belgjika ka qenë dhe mbetet një prej partnereve më të rëndësishme europiane të Rusisë, theksoi Dimitri Medvediev. “- Pavarësisht nga fakti se vitin e kaluar gjërat u ndërlikuan disi për shkak të krizës, këtë vit ne arritëm të stabilizojmë qarkullimin tregtar midis vendeve tona. Ai u arrit të rivendoset në nivelin e parakrizës. U arrit edhe avancimi i kontakteve në sferën e investimeve. Aktualisht ne kemi një hartë speciale rrugore, një plan të përbashkët veprimesh. Ne me zotin Kryeministër ramë dakort të shqyrtojmë mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të planifikimit të ndërsjelltë të investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik. Rusia dhe Belgjika kanë ndërmend të thellojnë më tej lidhjet e tyre në sferën e energjetikës atomike, nanoteknologjive, industrisë aviakozmike, makinandërtuese dhe një sërë degësh të tjera. Dimitri Medvediev ftoi kompanitë belge për pjesëmarrje në projektin e krijimit të qytezës inovative ruse “Skolkovo”. Platformë e përshtatshme për një afrim më të madh mund të bëhet eksplorimi i përbashkët i Antarktikut dhe hulumtimet shkencore në sferën e ndryshimeve klimatike. Një nga shembujt më të spikatur të zhvillimit të biznesit të përbashkët është kompania ruso-belge “RusVinil”. Ja se ç’tregon për të Drejtuesja e saj Svetllana Petrunj: “- Qëllim i projektit tonë është ndërtimi dhe shfrytëzimi i komplesit të madh të prodhimit të PVC (polivinilkloridit) në Rusi, i cili do të vendoset në qarkun e Njizhegorodskut. Kompania ka ndërmend të zërë 1/3 e tregut rus të PVC. Falë aplikimit të teknologjive më të përparuara botërore në sferën e prodhimit të polivinikloridit si dhe qëndrimit novator ndaj tij kompleksi do të bëhet një nga ndërmarrjet më të larta teknologjike të klasit të vet në Rusi”, - tha Svetllana Petrunj. Dimitri Medvediev vuri në dukje se në takim u arrit të diskutohen tema ndërkombëtare nga më të ndryshmet: duke filluar që nga iniciativa ruse përkatësisht traktatit të ri mbi sigurinë europiane e deri tek rivaliteti i sportistëve rusë dhe belgë në fushat e futbollit.