Shkarko audiofailin


Në Amerikë ka hyrë tashmë në fazën e vet përfundimtare lufta për ratifikimin e Traktatit të ri mbi shkurtimin e Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), të nënshkruar midis SHBA dhe Rusisë në pranverë të këtij viti. Për miratimin e këtij dokumenti të rëndësishëm nevojiten votat e si të paktën 67 senatorëve prej 100 që janë gjithsej. Prandaj demokratëve, pavarësisht nga dominimi aktual i tyre në Senat, do tu duhet të sigurojnë mbështetjen edhe si minimum të 9 republikanëve për këtë qëllim. Administrata e Barack Obama-s shpreson shumë se Traktati do të arrihet të ratifikohet megjithatë deri në fund të vitit. Sesioni i tanishëm i Kongresit të SHBA do të zgjasë deri më 17 dhjetor. Pra, atij i mbetet pak më shumë se një javë kohë për të përfunduar punën e vet. E megjithatë shansi për ta shfrytëzuar me efikasitet këtë kohë ekziston ende, mendon eksperti i Institutit të SHBA dhe Kanadasë Vladimir Batjuk: “- Unë mendoj se në momentet aktuale ekziston mundësia e ratifikimit të Traktatit të ri mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Në të ardhmen, me sa duket nga të gjitha, ratifikimi do të ndeshë në vështirësi mjaft serioze, meqenëse po përfundon sesioni i të ashtuquajturave “rosa të çala”. Dhe kur të fillojë sesioni i ri i Senatit, tashmë në përbërje krejtësisht të re, atëhere në të raporti i forcave do të jetë akoma dhe më i disfavorshëm për administratën e Obama-s. Ajo do ta ketë shumë më të vështirë të grumbullojë shumicën kualifikuese të votave”, - tha Vladimir Batjuk. Shtëpia e Bardhë apelon për të shfaqur urtësi e largpamësi, duke u përpjekur të bindë opozitën që të mos nxjerrë pengesa të panevojshme. Gjatë kësaj referimet bëhen tek fakti, se Traktati mbi shkurtimin e Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) i përgjigjet plotësisht interesave të SHBA. Meqë ra fjala, për këtë flasin edhe gjeneralët dhe shumë veprimtarë të autoritetshëm politikë, të cilët në vite të ndryshme kanë zënë poste të larta shtetërore me përgjegjësi, ndër të tjera edhe në administratat republikane. Nga ana e vet, shumë politikanë republikanë anojnë të udhëhiqen në lidhje me këtë çështje nga logjika e mbrojtjes së interesave të veta partiake. Detyrë e tyre është krijimi i kushteve për arritjen e fitores mbi demokratët në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Vetkuptohet, se në këtë strategji nuk ka vend për ratifikimin e Traktatit të ASO, i cili është një ndër arritjet më të rëndësishme të Barack Obama-s dhe ekipit të tij. Por lojra të tilla nuk mund të vazhdojnë gjatë, meqenëse ato kanë dhe anën tjetër të medaljes. Iniciatorët e lojrave të tilla mund ti akuzojnë për atë, se për shkak të interesave të ngushta partiake ata vënë nën rrezik sigurinë kombëtare. Me sa duket nga të gjitha në kampin e republikanëve ekziston të kuptuarit e këtij rreziku. Dhe për këtë ka dëshmi evidente. Këto ditë 22 ligjvënës republikanë nënshkruan deklaratën mbi mosdëshirën e tyre për të votuar në mbështetje të Traktatit. Por në Senat kanë mbetur edhe 20 republikanë të tjerë, të cilët nuk janë të prirur për të mbajtur një qëndim të tillë kaq kategorik.