Në Moskë shpresojnë për vazhdimin e negociatave midis Iranit dhe “gjashtëshes” së ndërmjetësve për temën bërthamore. Konsultimet e tyre në Gjenevë më 6-7 dhjetor ishin intensive, konkrete, të sinqerta. Takimi tjetër do të zhvillohet në Strasburg në fund të janarit, njoftoi udhëheqësi i delegacionit rus, Zëvendës kreu i MPJ Sergei Rjabkov. Negociatat në Gjenevë i parapriu një pauzë më shumë se një vjeçare, shkaktuar nga refuzimi i Iranit për të dërguar uraniumin e vet për pasurim jashtë shteti dhe vendosjen e sanksioneve të rrepta të pasuan pas kësaj nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.