Gjuha ruse po bëhet një nga gjuhët më të rëndësishme në botën e informacionit global. Këshilltari i Drejtorit të përgjithshëm  të UNESKO-s Genrih Jushjaviçus deklaroi për këtë në forumin e mediave europiane dhe aziatike, që do të hapet në Kiev. Ai përmendi, se gjithsej në botë gjuhën ruse e zotërojnë rreth 300 milionë veta. Ky instrument i fuqishëm duhet të përdoret, vuri në dukje Përfaqësuesi i UNESKO-s. Pjesëmarrësit e forumit do të diskutojnë problemet e bashkëveprimit informativ, zhvillimin e teknologjisë multimediale dhe kalimin tek mediat digitale, konvergjenca e mjeteve të informimit masiv dhe çështje të tjera.