Në Moskë shprehet habi e madhe në lidhje me planet e NATO-s për mbrojtjen e shteteve balltike dhe Polonisë prej rrezikut kërcënues imagjinar nga ana e Rusisë. Informacioni mbi atë, se një plan i tillë është përgatitur këtë vit, u publikua në site zhurmëmadh WikiLeaks. Burimi në MPJ të Rusisë i kujtoi Agjencisë “Interfax”, se në samitin e paradokohshëm Rusi-NATO në Lisbonë u miratua deklarata e përbashkët, në të cilën palët u zotuan të përmbahen nga kërcënimet për përdorimin e forcës kundër njëra-tjetrës.