0Në Gjenevë rifilluan negociatat e “gjashtëshes” së ndërmjetësve ndërkombëtarë (në të cilën hyjnë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania) me Iranin në lidhje me problemin e tij bërthamor. Të hënën palët për herë të parë për 14 muajt e fundit u mblodhën në një format të tillë. Rusinë e përfaqëson në këto negociata Zëvendësi i Kreut të MPJ Sergei Riabkov. Ekspertët shpresojnë se mbi bazë të përfundimeve të tyre do të bashkërenditet grafiku i raundeve të mëtejshme të bisedimeve. Dialogu i Iranit me “gjashtëshen” u ndërpre në tetor të vitit të kaluar. Kjo ndodhi pas refuzimit prej Iranit të skemës së prodhimit për Republikën Islamike të lëndës djegëse bërthamore në Rusi dhe në Francë, e cila iu propozua atij nga komuniteti ndërkombëtar, dhe vendimit të Teheranit për të zhvilluar në mënyrë të mëvetësishme pasurimin e uraniumit në vend.