NATO, sipas informacionit të publikuar nga Internet-portali WikiLeaks, përgatiti planin sekret për mbrojtjen e vendeve balltike nga Rusia, shkruan gazeta britanike “The Guardian” me referim tek publikimi i korrespondencës diplomatike të SHBA. WikiLeaks njofton, se në përputhje me projektin në fjalë, në rast shpërthimi të ndonjë konflikti të armatosur në Estoni, Letoni apo Lituani do të dërgohen menjëherë 9 divizione të NATO-s. Gjatë kësaj portet e Gjermanisë dhe Polonisë do të pranojnë anijet luftarake amerikane e britanike si dhe këmbësorinë e marinës. Këto plane, sipas të dhënave të botimit “The Guardian”, janë përpunuar fshehurazi në selinë europiane të NATO-s këtë vit me iniciativën e Gjermanisë dhe SHBA.