Rusia shpreh preokupim në lidhje me zvarrisjen e çështjeve gjyqësore në Tribunalet Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë dhe Ruandën, deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së Zëvendësi i parë i përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë pranë OKB-së Aleksandër Pankin. “Shtetet që janë krijuar në territorin e ish Jugosllavisë dhe Ruanda janë të gatshme të vënë në vend drejtësinë në mënyrë të mëvetësishme”, - tha ai. Mbi atë, se Tribunali Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (ICTY-International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia) nuk do të arrijë të përfundojë dot punën e vet në afatin e caktuar deri në fund të vitit, deklaroi në New York Kryeprokurori i ICTY Serge Bramertz.