Grupi i aviacionit të Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë përmbushi të gjitha detyrat për shuarjen e zjarrit pranë qytetit izraelit Hajfa dhe u kthye në Rusi. Për këtë njoftoi Kreu i MSJ Sergei Shojgu. Të hënën në mëngjes zjarrëfikësit izraelitë deklaruan se zjarret në rajonin malor Karmel, kryesisht, janë shuar. Për këtë ndihmuan edhe shirat, të cilët ranë në veri dhe në qendër të Izraelit. Por, tani për tani zjarrfikësit po vazhdojnë punën në zonën e situatës emergjente. Zjarri i madh në Izrael ra më 2 dhjetor. Shkak i tij u bë qëndrimi i pakujdesshëm me zjarrin. Ditën e nesërme në Izrael mbërritën bashkëpunëtorët e MSJ të Rusisë. Gjithsej për shuarjen e zjarreve u dërguan 2 avionë amfibë Be-200, helikopteri i rëndë transportues Mi-26 dhe Il-76. Ky i fundit është i aftë të hedhë mbi sipërfaqen e përfshirë nga zjarri më shumë se 40 tonë ujë gjatë një fluturimi. Izraelitët nuk e fshehën admirimin e vet përkatësisht teknikës ruse. Në lidhje me këtë u shpreh Shefi i repartit teknik të bazës ajrore izraelite Ronen Polovjan: “Në qoftë se ne do të kishim makina të tilla, do ta kishim marrë më shpejt nën kontroll situatën me zjarrin. Ne i pritëm pilotët rusë si shpëtimtarë. Mendoj, se në këtë punë ata janë më të mirët në botë”, - u shpreh Shefi. Gjatë kohës së qëndrimit në Izrael avionët rusë kryen 16 fluturime. Në Izrael punoi gjithashtu grupi i specialistëve rusë për shuarjen e zjarreve, i cili u ofroi ndihmë metodike kolegëve izraelitë. Mbi përfundimet e punës në rajonin Hajfa tregoi eksperti kryesor ushtarak i MSJ i Federatës Ruse Pavel Plat: “Në shuarjen e zjarreve morrën pjesë jo vetëm njësitë e aviacionit, por edhe specialistët tokësorë. Ne u përpoqëm tu jepnim çdo lloj ndihme metodike nënreparteve të Izraelit. Dhe në vend demonstruan se si mund të lokalizohet më shpejt zjarri dhe të shuhet. Përveç kësaj, punuan edhe psikologët, të cilët kontaktuan me njerëzit e dëmtuar nga zjarret në vendet e strehimit të tyre të përkohëshëm. Shpresojmë, që kjo ndihmë po ashtu të ketë qenë e rëndësishme”, u shpreh eksperti. Kontributin e specialistëve rusë tashmë e vlerësuan mjaft lart në Izrael. Ambasadori i Rusisë në Izrael Peter Stegni falenderoi bashkëpunëtorët e MSJ në emër të Presidentit izraelit Shimon Peres. Sipas fjalëve të Ambasadorit, nga të gjitha pikëpamjet puna u krye me cilësi të lartë dhe mirë. Në të ardhmen kjo do të ndihmojë për zhvillimin e marrëdhënieve ruse me Izraelin mbi bazë të besimit të ndërsjelltë.