Kongresi i Dytë Ndërkombëtar që po zhvillohet në Stamboll “Personalitete të shquara të brezit të vjetër të planetit” e quajti përfaqësues të shquar të brezit të vjetër të planetit mjekun rus të fëmijëve, Drejtorin e Institutit të Kërkimeve Shkencore të kirurgjisë dhe traumatologjisë për fëmijë në kohë katastrofash dhe luftërash Doktor Leonid Roshal. Kongresi iu kushtua çështjeve të aleancës së qytetërimeve dhe domosdoshmërisë së krijimit të strukturës botërore për dhënien e ndihmës fëmijëve gjatë katastrofave, luftërave dhe sulmeve terroriste.