Presidenti i Federatës Ruse mbërriti në Poloni me një vizitë pune, gjatë së cilës do të takohet me homologun e vet polak dhe Kryeministrin e vendit. Dimitri Medvedievin e priti Presidenti Bronisllav Comorovski. Pas negociatave të të dy liderëve do të zhvillohet nënshkrimi i dokumenteve të përbashkët dhe një konferencë për shtyp.  Pritet, që presidentët e Rusisë dhe Polonisë të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së forumit publik ruso-polak, ku regjizorit Anxhe Waid do ti dorëzohet medalja e Miqësisë për kontributin e madh në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e kulturës. Vizita e Presidentit të Rusisë në Poloni do të përfundojë më 7 dhjetor.