Vladimir Putin do ti japë urdhër MPJ të Federatës Ruse të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së regjimit pa viza në Primorje për turistët për 72 orë. Për këtë deklaroi ai gjatë diskutimit në konferencën e Partisë “Rusia Unike”. “Për Primorjen kjo do të jetë mbështetje e mirë”, tha Lideri i kësaj partie, duke u dhënë udhëzim autoriteteve të qarkut të zhvillojnë edhe turizmin ekologjik. Putin kujtoi se në Shën Peterburg tashmë po vihet në jetë një projekt i tillë për ardhjen pa viza të turistëve që mbërrojnë në qytet me anije turistike.