Izraeli deklaroi për likuidimin e plotë të zjarrit të rënë në pyje, i cili kishte 4 ditë që vazhdonte në veri të vendit. Ky zjarr i detyroi autoritetet ti drejtohen për ndihmë komunitetit ndërkombëtar, ndër të tjera edhe Rusisë, e cila dërgoi për të fikur zjarret 4 avionë specialë. Në shuarjen e zjarrit ndihmoi edhe shiu i fortë. Zjarri, i cili konsiderohet më i madhi në historinë e re të Izraelit, mori jetën e më shumë se 40 vetave.