Qeveritë e vendeve të eurozonës duhet të bëjnë gjithçka të mundur me qëllim që ta nxjerrin rajonin nga kriza e borxheve, deklaroi Kreu i Bankës Qendrore Europiane Jean-Claude Trichet në konferencën për shtyp mbajtur në Paris. “Në qoftë se ekziston vërtet problemi, atëhere ai nuk është aspak problem i euros, ky është problem i politikës monetare, e cila nuk është zhvilluar ashtu siç duhet”, - vuri në dukje ai, dhe shtoi, se euro vazhdon të mbetet, si dhe më parë, valutë e sigurt. Banka Qendrore Europiane mori vendimin për ruajtjen e normës bazë në nivelin e ulët rekord 1%.