Rusia nuk është e prirur ta dramatizojë situatën e krijuar me rrjedhjen e informacionit sekret në site WikiLeaks, deklaroi Lideri rus Dimitri Medvediev pas përfundimit të negociatave me Kryeministrin e Italisë Silvio Berlusconi në Soçi. Gjatë kësaj Presidenti rus nuk u përmbajt dot nga konstatimi, se edhe SHBA do të “kënaqeshin, zbaviteshin pa masë” gjithashtu në rast të rrjedhjes së korrespondencës sekrete diplomatike ruse. “Por a duhet vallë një gjë e tillë? Për mendimin tim, diplomacia është punë e fshehtë, po ashtu si dhe biznesi bankar, dhe duhet të realizohet mbi bazë të parimeve përkatëse”, - mendon Dimitri Medvediev.