Shkarko audiofailin


 

Rusia jep një kontribut të qenësishëm në zgjidhjen e problemit afgan. Moska dhe Roma nënshkruan marrëveshjen mbi tranzitin e ngarkesave ushtarake dhe efektivit të forcave të armatosura italiane nëpërpmjet territorit rus në Kabul. Për këtë njoftoi Presidenti Medvediev në konferencën e mbajtur për shtyp në lidhje me përfundimet e negociatave me Kryeministrin e Italisë Silvio Berlusconi. Takimi, i 7-i në një format të tillë, u zhvillua në pikën turistike Krasnaja Poljana, jo larg Soçit. Udhëheqësit e Rusisë dhe Italisë e pranojnë si të suksesshëm këtë format. Çështjeve ekonomike në negociatat në Soçi sigurisht që iu kushtua një vemendje jo më e vogël. Përpara Rusisë dhe Italisë aktualisht shtrohet detyra e daljes në nivelin e parakrizës në sferën e qarkullimit tregtar. Përveç kësaj, Moska është e interesuar për pjesëmarrjen e vendeve kryesore të BE në modernizimin e ekonomisë ruse, kujtoi Dimitri Medvediev. “- Ne u morrëm vesh për krijimin e “Partneritetit për hir të modernizimit” në samitin Rusi-BE në fund të vitit të kaluar. Ne kemi nënshkruar edhe marrëveshje të veçanta në lidhje me këtë temë, memorandume të posaçme me partnerët tanë më të rëndësishëm, ndër të tjera edhe me Republikën e Italisë”, - tha Presidenti rus. Në këtë sferë palët gjithashtu kaluan nga teoria në praktikë. U përfunduan marrëveshjet ruso-italiane mbi partneritetin dypalësh në fushën e modernizimit, mbi bashkëpunimin në sferën e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Siç vuri në dukje pas nënshkrimit të dokumentit Silvio Berlusconi, shumë kompani italiane dëshirojnë të punojnë në tregun rus, ndërsa biznesi rus tashmë është përfaqësuar gjerësisht në Itali. Në Romë janë plotësisht të hapur për zgjerimin e partneritetit, theksoi Kryeministri italian. Në përfundim Silvio Berlusconi e uroi Dimitri Medvedievin me rastin e fitores nga  Rusia të së drejtës për zhvillimin e Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018. Në këtë rast ai nuk nguroi të përmendë edhe kontributin e vet. Sipas fjalëve të Berlusconit, Italia jo vetëm që dha votën e vet në mbështetje të kandidaturës së Rusisë, por dhe arriti të bindë miqtë e saj europianë për ti dhënë përparësi kërkesës së Rusisë.