Presidenti i Rusisë dhe Kryeministri i Italisë, përkatësisht Dimitri Medvediev dhe Silvio Berlusconi, po zhvillojnë negociata në qendrën turistike Krasnaja Poljana, nën Soçi. Në takimin e tyre po diskutohen përfundimet e samitit Rusi-NATO në Lisbonë, takimi i pritshëm në nivel të lartë Rusi-BE në Bruksel, zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh, ndër të tjera edhe mundësia e liberalizimit të regjimit të vizave, njoftoi Ndihmësi i Presidentit Medvediev Sergei Prihodko. Mbi bazë të rezultateve të negociatave në përbërje të zgjeruar, me pjesëmarrjen e ministrave, pritet nënshkrimi i një sërë marrëveshjeve.