Në ambasadën e Rusisë në Tokio u përpoqën të çonin një pako me nënshkrim të dyshimtë dhe shishe të mbushur me një sasi të lëngshme. Postieri e solli dy herë këtë pako më 1 dhjetor, e cila ishte dërguar 3 ditë përpara nga një aktivist anonim i organizatës ultra të djathtë, njoftuan në ambasadë. Udhëheqja e saj është e zemëruar nga sjellja e autoriteteve japoneze, të cilat nuk kanë marrë masa për ruajtjen e ambasadës nga rreziqet terroriste. Me hetimin e këtij incidenti pala japoneze u mor vetëm pas telefonatës së diplomatëve në polici. Në tetor zarfa të tillë kanë marrë edhe ambasada kineze në Tokio, e Sapporos dhe Nagoyas.