Ministria për Situatat e Jashtëzakonshme (MSJ) e Rusisë me urdhëresë të Presidentit Dimitri Medvediev do të dërgojë në Izrael avionë për shuarjen e zjarreve. Sot duhet të mbërrijnë atje avioni Il-76, i aftë të hedhë mbi sipërfaqen e përfshirë nga zjarri 42 tonë ujë, avioni-amfib Be-200 dhe helikopteri transportues Mi-26, njoftoi Përfaqësuesi i MSJ. Zjarri më i madh në historinë e Izraelit ka rënë në qytetin Hajfa, i treti në vend për nga madhësia. Si rezultat kanë gjetur vdekujen më shumë se 40 veta. Qeveria izraelite kërkoi ndihmë ndërkombëtare, ndër të tjera edhe Rusisë.