Nga buxheti rus do të shpenzohen për zhvillimin e Kampionatit Botëror të Futbollit-2018 shumë më pak mjete financiare se sa për Olimpiadën e vitit 2014 në Soçi, u tha gazetarëve Nënkryeministri, Ministri i financave Aleksei Kudrin. Rusia fitoi të drejtën e zhvillimit të Kampionatit Botëror të Futbollit-2018 në raundin e tretë të votimit të anëtarëve të Komitetit ekzekutiv të FIFA-s në mbledhjen e tyre në Zyrich. Kampionati Botëror i Futbollit do të zhvillohet për herë të parë jo vetëm në Rusi, por dhe në gjithë Eurpën Lindore, në përgjithësi.