Viti i 150-vjetorit të ditëlindjes së shkrimtarit dhe dramaturgurt të famshëm rus Anton Çehov mbërriti në finish me një premierë opere mjaft interesante. Në skenën e Teatrit Bolshoi të Moskës për herë të parë në botë do të shfaqet opera “Kopshti i qershive” - sipas motiveve të pjesës së njohur të klasikut rus (më 2 dhe 3 dhjetor). Tani për tani ajo nuk paraqet në vetvete një spektakël vlerëplotë, por vetëm interpretimin koncertal të operas. Versionin skenik të parët pas njëfarë kohe do ta shohin parisianët, ndërsa pas tyre moskovitët. Dhe ky, me sa duket nga të gjitha, do të jetë njëfarë lloj vazhdimi i programit kulturor të Vitit të ndërsjelltë të Rusisë dhe Francës, falë të cilit dhe u duk opera “Kopshti i qershive”. Dhe jo vetë ajo, tregon Drejtori i përgjithshëm i Teatrit Bolshoi Anatoli Iksanov. “- Vërtet, me iniciativën e dy teatrove - Operas së Parisit dhe Teatrit Bolshoi të Rusisë - iu porosit muzika për operan e re kompozitorit të famshëm francez Philippe Fenelon. Ndërsa autor i libretos sipas motiveve të pjesës së Çehovit “Kopshti i qershive” u bë rusi Aleksei Parin. Eveniment i sezonit tjetër shpresojmë të bëhet premiera e baletit “Iluzionet e humbura” sipas motiveve të romanit të klasikut francez Honoré de Balzac me muzikë të kompozitorit rus Leonid Desjatnikov. Kështu që lidhjet tona miqësore dhe krijuese me Francën, me Operan e Parisit po vazhdojnë të zhvillohen. Philippe Fenelon, sipas pohimit të vetë atij, që prej kohësh ëndërronte të vinte në skenë një opera me subjekt nga krijimtaria e Çehovit. “Kopshtin e qershive” ai e kompozoi mbi bazë të tekstit rus, pa e ditur gjuhën, duhet thënë! “Këtë pjesë unë e adhuroj pa masë. Ajo më bën mua të ëndërroj”, - thotë kompozitori francez. “- Ky tekst i Çehovit nuk është shfrytëzuar kurrë ndonjëherë më parë për kompozimin e ndonjë opere. Dhe aq më tepër nga kompozitor francez. Prandaj kam shumë dëshirë të theksoj rëndësinë historike të këtij evenimenti. Unë nuk do ta hidhja gjithë veprën në muzikë. Opera ka në bazë të vet vetëm aktin e 3-të të pjesës çehoviane, gjatë kohës të së cilës në shtëpinë, e cila duhet ti lihet të zotërve, zhvillohet një ballo. Për mua e gjithë kuintesenca e një vepre të tillë konsiston në atë, se këtë shtëpi, këtë kopsht e blen një njeri aspak fisnik dhe krejtësisht i padenjë”, - thotë Philippe Fenelon. Vdekja e botës së vjetër patriarkale nën trysninë e shoqërisë së re kapitaliste; paaftësia për tu përshtatur me jetën e re dhe hutimi i aristokracisë, kthetrat e hekurta të njerëzve që përfaqësojnë biznesin e ri, të cilët nuk e ngarkojnë truri e vet me reflektim... Të gjitha këto motive çehoviane, që përshkojnë fund e krye “Kopshtin e qershive”, janë tej mase bashkëkohore e aktuale edhe sot e kësaj dite, shprehet me bindje të plotë Tito Ceccherini, i cili po vë në skenë operan në Teatrin Bolshoi.