Zëri i Rusisë Vladimir Putin shpreson shumë në atë, se anëtarët e FIFA-s gjatë zgjedhjes së kryeqytetit të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018 do të marrin vendimin në favor të Rusisë. Këtë ai e pranoi në intervistën e vet dhënë drejtuesit të autoritetshëm të kanalit televiziv amerikan CNN Larry King. Kryeministri rus theksoi, se “filozofia e FIFA-s konsiston në zgjerimin e futbollit botëror, rritjen e qenësishme të hapësirës së furbollit, ndërsa në Europën Lindore nuk është zhvilluar asnjëherë kampionati botëror i futbollit, prandaj mendoj se ne jemi pretendentë të natyrshëm”. Sot Komiteti ekzekutiv i FIFA-s do të shpallë Kryeqytetin e Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018 dhe atë të vitit 2022.