Zëri i Rusisë Në ekonominë e Kaukazit të Veriut do të investohen mjete të konsiderueshme financiare. Me përpunimin e projekteve investuese do të merret Komisioni për zhvillimin social-ekonomik të rajonit, i krijuar prej qeverisë së Rusisë. Ai do ti shërbejë gjithashtu realizimit në jetë të programeve sociale, para së gjithash, atyre që destinohen për krijimin e vendeve të reja të punës. Për këto qëllime do të drejtohen mjete financiare si nga buxheti shtetëror, ashtu dhe nga kompanitë private, të cilat janë të interesuara për zhvillimin e biznesit të vet në Kaukazin e Veriut.