Zëri i Rusisë Rusia nuk synon të heqë dorë nga shërbimet e punonjësve të huaj, deklaroi Kreu i Shërbimit Federal të Emigracionit Konstantin Romodanovski. Sipas vlerësimit të tij, Rusia e ka të domosdoshme të tërheqë 5 milionë punonjës të huaj në vit, ndër të tjera 40-60 mijë specialistë me kualifikim të lartë. Aktualisht në Rusi tërhiqen vetëm 50 % e punonjësve me kualifikim të lartë nga numri i nevojshëm, u shpreh Romodanovski. Ai ndër të tjara vuri në dukje, se vitin e ardhshëm kuota për tërheqjen e punonjësve të huaj do të reduktohet me 100 mijë veta, deri në 1,7 milionë.