Zëri i Rusisë Në Rusi është garantuar rezerva e parë në botë e uraniumit të varfëruar. Përftimi i tij është moment kyç i iniciativës ruse në lidhje me garantimin e shërbimeve të ciklit të lëndës bërthamore. Siç njoftoi sot Rosatom, vëllimi i rezervave, të përftuara në kuadrin e marrëveshjeve me ANEA-n, përbën 120 ton hexafluorid. Kjo iniciativë parashikon garantimin e aksesit të barabartë për të gjitha shtetet e interesuara për energji atomike me respektim të kërkesave të regjimit për mospërhapjen bërthamore.