Zëri i Rusisë AIDS vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore botërore, thuhet në mesazhin e Drejtores së përgjithshëm të UNESCO-s Irina Bokova në lidhje me festimin e Ditës botërore të luftës kundër kësaj sëmundjeje që organizohet sot. Këtë vit rritja e rasteve të reja të infektimit me këtë sëmundje është reduktuar ose është stabilizuar në shumicën e rajoneve të botës. Si dhe më parë, më shpesh me këtë sëmundje infektohen femrat e reja në moshë. Në shumë vende ato ndeshen me rrezikun serioz për tu infektuar që në moshën 25 vjeçare.